Hapet tuneli i 4-të nëntokësor në sheshin “Shqiponja”

Nga Exit News
Hapet tuneli i 4-të nëntokësor në sheshin “Shqiponja”

Në sheshin ‘Shqiponja’ u hap sot, 16 mars, tuneli nëntokësor për kalimin e automjeteve nga Tirana në Durrës. Lajmin e dha Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë inagurimi të hapjes së tunelit.

Hapja e tunelit do të lehtësojë trafikun e makinave ne rrethrrotullimin ‘Shqiponja’, për makina që vijnë nga pallati me ‘shigjeta’ drejt Durrësit.

“Në dhjetor të 2021 nuk do të jenë këto tunele, por ato janë hapur për te shfryrë trafikun”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku njoftoi se brenda dy javëve pritet të hapet dhe tuneli i tretë, për makinat që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

“Ky është një kantier i madh ku punohet, për dy javëve do të hapim dhe tunelin e tretë të mainave që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës”, tha Balluku.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>