Haradinaj: Dyshoj se Rama, Vuçiç, Thaçi dhe Mogherini diskutuan shkëmbimin e territoreve

Haradinaj: Dyshoj se Rama, Vuçiç, Thaçi dhe Mogherini diskutuan shkëmbimin e territoreve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot se Presidenti i Kosovës Thaçi, Presidenti Serb Vuçiç, Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe Përfaqësuesja e BE-së Mogherini mund të kenë diskutuar më parë për shkëmbimin e territoreve si zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e bëri të ditur media kosovare Zëri.info, sipas së cilës Haradinaj ka thënë:

“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj.”

Haradinaj shtoi se kjo ide tashmë është hequr përfundimisht nga tavolina e bisedimeve dhe se ka qenë një humbje kohe për të tre udhëheqësit e përfshirë.

Kjo është hera e parë që Haradinaj, kundërshtar i vendosur i çdo plani për të ndryshuar kufijtë e Kosovës, pohon publikisht se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është përfshirë në bisedimet për të shkëmbyer territore midis Kosovës dhe Serbisë, me Presidentin Vuçiç.

Sa herë është pyetur publikisht, Rama ka thënë se ai nuk është përfshirë në asnjë bisedë specifike dhe se ai mbështet çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët kosovare dhe serbe, përfshi dhe idenë për shkëmbimin e territoreve, duke thënë se nga kjo marrëveshje “kufijtë me siguri do të ndryshojnë”.

Akuzat e Haradinajt se Rama ka diskutuar me presidentit Vuçiç që në fillimet e lindjes së kësah ideje, vijnë pas disa pohimeve të mëparshme të të tjerë ish-zyrtarë të lartë. Siç Exit.al ka sqaruar në këtë artikull, Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës; Vuk Jeremiç ish-Ministri serb; Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serb dhe ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt kanë pohuar se Rama, Vuçiç dhe Thaçi ishin nismëtarët e idesë së shkëmbimit të territoreve dhe po lobonin fort për të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>