
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës me LDK-në nëse kryeministri Hoti vazhdon të shmangë ministrin e Drejtësisë nga bisedimet Kosovë-Serbi.
Gjatë një interviste në emisionin Rubikon, Haradinaj u shpreh:
“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri. Ja kam thënë zyrtarisht. I kam dërguar edhe shkresë ku i kemi bërë vërejtjet.”
Haradinaj tha se Hoti ‘nuk ka pasur pse të merrte shefen e tij të kabinetit përballë takimit me Vuçiçin’ kur mund të kishte marrë ministrin e Drejtësisë Selim Selimin.
Ministri i Drejtësisë është emëruar pjesë e partisë së Haradinajt.