Haradinaj kërkon përfaqësues të SHBA-ve në dialogun me Serbinë

Nga Exit News
Haradinaj kërkon përfaqësues të SHBA-ve në dialogun me Serbinë

Ish-presidenti kosovar, njëkohësisht edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkoi që në dialogun me Serbinë të jetë i pranishëm edhe një përfaqësues i SHBA-ve.

Kërkesa e Haradinaj u parashtrua në një takim të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti të martën, ku ai shprehu shqetësim për mungesën e një emisari të Shteteve të Bashkuara.

Do të ishte shumë me dobi një emisar, një i ngarkuar nga SHBA-ja, në këtë rast nga presidenti (amerikan) Joe Biden, që të ngarkojë dikë që përfaqëson Amerikën në temën e dialogut” citohet Haradinaj nga mediat kosovare.

Kreu i AAK ngriti pikëpyetje mbi peshën në dialog të kryenegociatorit të BE-së, Miroslav Lajcak dhe mungesën e një agjende.

Procesi teknik i dialogut, shohim se peshën kryesore e ka Lajçak, por është një nivel i ulët i përfaqësimit për agjendë, nuk janë liderët. Nuk shihet një agjendë për dialog”, u shpreh Haradinaj.

Kurti do të pres të mërkurën edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërkohë që kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka refuzuar ftesën.

Konsultimet me opozitën vijnë në kuadër të takimit të paralajmëruar mes Kurtit dhe Vuçiç në qershor, i cili do të ndërmjetësohet nga BE-ja.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme