Haradinaj: Kosova nuk do të ulet në një tavolinë ku diskutohet ndarja e territorit

Nga Exit News
Haradinaj: Kosova nuk do të ulet në një tavolinë ku diskutohet ndarja e territorit

Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbështetur rifillimin e dialogut me Serbinë. Por, theksoi Haradinaj duhet të bëhet e qartë për të gjithë se Kosova nuk duhet të marrë pjesë në bisedime për shkëmbimin e territorit.

Haradinaj i tha KosovaPress se Kushtetuta përcakton qartë se Kryeministri duhet të udhëheqë ekipin e Kosovës në negociatat me Serbinë.

“Kosova nuk duhet të ulet në bisedime pa sqaruar qartë se nuk merr pjesë në një tryezë ku diskutohet territori, kufijtë ose rendi kushtetues. Ne nuk mund të jemi të hapur për të diskutuar çdo temë, Kosova nuk ka luksin të diskutojë çdo temë”, tha ai.

Ai theksoi rëndësinë e vendosjes së principeve ku do të zhvillohen bisedimet. Haradinaj, gjithashtu tha se bisedimet duhet të nisin përpara shtatorit, sepse “Kosova nuk ka kohë për të humbur”.

Ish-kryeministri theksoi se Kosova do të kërkojë njohjen e vendit brenda kufijve të tanishëm, në respektimi të “shtetësisë dhe integritetit territorial, rendit kushtetues”.

“Duhet të sqarohet se Kosova dëshiron që marrëveshje për njohje reciproke brenda kufijve ekzistues”, përfundoi Haradinaj.

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar gjithashtu se shkëmbimi i territoreve do të jetë jashtë axhendës së bisedimeve të udhëhequr nga BE.

I dërguari i posaçëm i BE-së Mirosllav Lajçak do të vizitojë Prishtinën të hënën dhe do të diskutojë mbi rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>