Haradinaj kundër vendimit të Hotit për heqjen e task-forcës anti korrupsion

Nga Exit News
Haradinaj kundër vendimit të Hotit për heqjen e task-forcës anti korrupsion

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pjesë e koalicionit qeverisës, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për të hequr task-forcën anti korrupsion.

një postim në Facebook, Haradinaj shprehet se heqja e task-forcës sjell pasiguri juridike në vend:

“Puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia. Normalisht ka pasur shumë gjëra të përmirësohen dhe kjo task-forcë të fuqizohet, qoftë nga rishikimi funksional ose nga rekomandimet e partnerëve strategjik si SHBA-ja dhe BE-ja.”

Pak ditë më parë edhe Bashkimi Europian e ka kritikuar qeverinë e Kosovës për vendimin për shkarkimin e task-forcës anti-korrupsion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>