
Ramush Haradinaj, kryetari i Partisë Ardhmëria për Kosovën (AAK) u shpreh se Vetëvendosja dhe Vjosa Osmani nuk e kanë ftuar në një marrëveshje për votimin e presidentit të vendit.
Në një konferencë për shtyp, të mërkurën, Haradinaj u shpreh se:
“Nuk kemi biseduar me kryetarin e Vetëvendosjes dhe me Vjosa Osmanin. Ne nuk kemi marrë propozim për marrëveshje politike për të votuar qeverinë ose presidenten. Nuk kamë kërkuar bashkëpunim. Ne nuk jemi pjesë e një marërveshje politike për votimin e kandidates për presidente”.
Për zgjedhjet e presidentit në Kosovë nevojiten 81 vota. Vetëvendosja ka bërë marrëveshje me partitë e pakicave kombëtare dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për votimin e Vjosa Osmanit si presidente të vendit, në seancën e sotme.