Haradinaj: Mogherini më kërkoi të heq taksën ndaj Serbisë

Haradinaj: Mogherini më kërkoi të heq taksën ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës Haradinaj tha se përfaqësuesja e BE-së Federica Mogherini i ka kërkuar me ngulm heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj deklaroi:

“Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë. A i ra ashtu? Si të hiqni taksën, thërras takimin. A përkthehet kështu? Veç hiqeni taksën se menjëherë ua ndaj Kosovën. Shyqyr zotit kemi qëlluar në vend që i kemi lexuar projektet me kohë. S’hiqet taksa.”

Më tej Haradinaj u shpreh i lumtur që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk udhëhiqen më nga Mogherini:

“Me rëndësi është që tash procesi është në duar të sigurta, i është hequr zonjës Mogherini, dhe s’ka rrezik për ndarje, e ka një stabilitet.”

Zoti Haradinaj falenderoi Bashkimin Europian që ndaloi axhendën e Mogherinit dhe tha se Amerika vazhdon të jetë e përfshirë në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Pak ditë më parë, kryeministri Haradinaj deklaroi se ka dyshime të forta se Presidenti i Kosovës Thaçi, Presidenti Serb Vuçiç, Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe Përfaqësuesja e BE-së Mogherini mund të kenë diskutuar më parë për shkëmbimin e territoreve si zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Akuzat e Haradinajt se Rama ka diskutuar me presidentit Vuçiç që në fillimet e lindjes së kësah ideje, vijnë pas disa pohimeve të mëparshme të të tjerë ish-zyrtarë të lartë. Siç Exit.al ka sqaruar në këtë artikullEdita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës; Vuk Jeremiç ish-Ministri serb; Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serb dhe ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt kanë pohuar se Rama, Vuçiç dhe Thaçi ishin nismëtarët e idesë së shkëmbimit të territoreve dhe po lobonin fort për të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>