Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në takimin e 2 shtatorit në Washington me Serbinë, Kosova duhet të synojë marrëveshjen përfundimtare.
Haradinaj beson se ky moment – kur vëmendja që Shtetet e Bashkuara po i japin Kosovës është shtuar – duhet të shfrytëzohet për të zgjidhur çështjet me Serbinë njëherë e mirë.
Ish kryeministri i Kosovës, i quan të dërguarit e posaçëm të BE-së për këtë proces si jonjohës të pavarësisë së Kosovës, gjë e cila e bën të mendojë se Kosova duhet ti varë shpresat tek Washingtoni.
Haradinaj e quan punën e unionit europian si të ngadaltë dhe heq një paralele me premtimin publik të BE-së për libralizimin e vizave për Kosovën, të bërë tre vjet më parë.
Sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Haradinaj beson se të dërguarit e posaçëm gëzojnë mbështetjen e presidentit dhe Departamentit të Shtetit amerikan, ndaj është mundësi reale për progress, deklaroi Haradinaj në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.