Haradinaj premton 1 miliard euro për ekonominë nëse AAK-ja fiton zgjedhjet

Nga Exit News
Haradinaj premton 1 miliard euro për ekonominë nëse AAK-ja fiton zgjedhjet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj premtoi të hënën se nëse partia e tij fiton zgjedhjet do të japë 1 miliard euro për ekonominë.

Haradinaj ka premtuar se shumë shpejt do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025

Në kuadër të këtij projekti do të prezantohet edhe projekti “Fondi i Mbijetesës Ekonomike”, me vlerë mbi 1 miliard euro, për vitin 2021.

“Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera”, tha Haradinaj.

Të njëjtin premtim e ka dhënë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë. Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar”, ka thënë Hoti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>