
“Qeveria e Albin Kurtit dështoi. Dështoi për pritjet dhe humbi besimin e partnerin LDK”, tha Ramush Haradinaj kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në Real Story.
Haradinaj tha se “është obligimi ynë të krijojmë qeverinë e re, mos e lëmë vendin pa qeveri”.
Ai sqaroi se partia e tij do të drejtojë katër ministri dhe do të ketë një zëvendëskryeministrit të parë:
- Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku është propozuar Meliza Haradinaj-Stublla;
- Ministrinë e Drejtësisë, ku është propozuar Selim Selimi;
- Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku është propozuar Blerim Kuqin;
- Ministrinë e Arsimit, ku është propozuar Ramë Dika.