Haradinaj: Rama më i zëshmi për ndarjen e Kosovës

Nga Exit News
Haradinaj: Rama më i zëshmi për ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në emisioni Prime Time, të mërkurën u shpreh se Kryeministri Rama ka mbrojtur fort në zyrën e kancelares Merkel ndarjen e kufijve të Kosovës:

“Takimi me kancelaren Merkel ka qënë cilësor. Por biseda me kryeministrin e Shqipërisë u banalizua sepse ai ishte nga më të zëshmit për ndarjen e Kosovës. Dhe ndaj ishte detyrë imja për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, paprekshmërinë territoriale.

Ato që ai i thotë janë të pabazuara. Në atë kohë ai ka qënë i rreshtuar gabim për ndarjen e Kosovës.

Ai ka marrë kundërshtimin tim dhe të kancelares Merkel. Ne kemi mbrojtur interest e Kosovës.

Unë kam mbrojtur arat nga vëllau im, Edi Rama”.

Haradinaj u shpreh se vetëm ai dhe kancelarja Merkel kanë kundërshtuar planin për ndarjen e kufijve të Kosovës:

“Unë kam qënë i rreshtuar me Kancelaren Merkel. Ne kemi qënë boshti i mosndarjes së Kosovës.

Ka qënë një periudhë e vështirë. Kam qënë vetëm për ndarjen e kufijve. Fatmirësisht Merkel ka pasur qendrim të qartë dhe ndihmoi që të rreshtoheshin edhe udhëheqësit evropian”.

Ai sqaroi edhe shprehjen “nuk më ha luli për këto”, në drejtim të udhëheqësve të Evropës, të cilët e panë Kosovën si plaçkë për para:

“Diskutimi ka të bëjë sepse një pjesë e udhëheqësve e kanë menduar Kosovën si Pazar duke rrezikuar 17 shkurtin e 2008. Dihet që në Kosovë janë resurset më të mëdha në Evropë”.

Ai u shpreh se Kosova duhet të bëhet pjesë e minishengenit pas njohjes nga Serbia:

“Unë jam dakord me Ramën, Kosova duhet të bëhet pjesë e minishengenit por pas njohjes nga Serbia. Ata duhet t’i bëjnë presion Serbisë që të njohi Kosovën, që ajo të ketë mundësi të bëhet pjesë e minishengenit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>