Haradinaj vazhdon akuzat: Thaçi, Rama, Vuçiç e Çitaku pro ndarjes së Kosovës

Haradinaj vazhdon akuzat: Thaçi, Rama, Vuçiç e Çitaku pro ndarjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ripërsëriti akuzat se Presidenti i Kosovës Thaçi, Presidenti Serb Vuçiç, Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku kanë qenë pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Teksa ndodhej për homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, Hero i Kombit, Zoti Haradinaj deklaroi:

“Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës kanë bërë gabim të madh, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj. Qoftë Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Është e vërtetë se kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarjen e Kosovës në shkëmbim të territoreve. Vlora, presidenti të gjithë kanë përkrahur këtë.”

Ramush Haradinaj, edhe më herët, ka deklaruar se Rama, Thaçi e Vuçiç kanë ideuar dhe mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje për konfliktin Kosovë-Serbi.

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama ka deklaruar se do ta padisë për shpifje homologun e tij Haradinaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>