Hashim Thaçi uron Ramën për fitoren në zgjedhje

Nga Exit News
Hashim Thaçi uron Ramën për fitoren në zgjedhje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Urimin ai e ka bërë nga qelia e paraburgimit në Hagë. Ai i drejtohet Ramën si “vëlla Edi”.

“Sot, Shqipëria fitoi! Sot, Shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët”, ka shkruar ai në letër.

“Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde – entuziazëm ky që ndryshe vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut”, thotë Thaçi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>