Hasimja: Basti i PD dhe PS, do funksionojë respekti ndaj forcës apo normaliteti

Nga Exit News
Hasimja: Basti i PD dhe PS, do funksionojë respekti ndaj forcës apo normaliteti

Në zgjedhjet e 25 prillit, basti midis maxhorancës dhe opozitës është a do funksionojë prirja e shqiptarëve për të respektuar forcën apo normaliteti.

Politologu dhe eksperti i komunikimit politik, Ermal Hasimja shpjegoi në emisionin “Me Pak Fjalë” si po funskionojnë strategjitë e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të përcuar mesazhin tek zgjedhësit gjatë fushatës zgjedhore.

Për socialistët, Hasimja tha se “kali kryesor i betejës është ideja e sfidave që është përballur qeveria dhe imazhi i një kryeministri të fortë edhe punëmbaruar.”

Ndërsa për PD, ai deklaroi se ideja kryesore është ajo e kthimit në normalitet duke akuzuar kryeministrin Rama për dështime dhe sjellje arrogante.

Sipas Hasimet, sjellja arrogante për të treguar forcën ka dy elementë.

“Nga njëra anë mendoj se Rama e ka të natryshme, kjo lidhet edhe me një lloj ngopjeje të pushtetit. Ndërsa elementi i dytë është se shqiptarët mesa duket e pranojnë por edhe mund të impresionohen nga forca e dikujt që tregohet mes arrogancës.”, u shpreh Hasimja.

Ai shtoi se ka një tendencë për të respektuar më shumë dikë të fortë në vlerë absolute “jo mbi bazën e vlerave që krijojnë dicka pozitive por thjeshtë i fortë dhe i pushtetshëm.”

Megjithatë sqaroi se “shtresa gri në shoqëri mund të përkrahi normalitetin, pasi shpesh herë është më e arsimuar.”

“Në zgjedhjet e 25 prillit, basti midis maxhorancës dhe opozitës është a do funksionojë prirja e shqiptarëve për të respektuar forcën apo normaliteti.”, tha ai.

Por nga ana tjetër, sipas politologut, “PS është më e organizuar tek pjesa e mesazhit dhe më koherente te ajo që ka bërë” ndërsa “te PD është më e vështirë  që ta kuptosh që të shquash një ose dy elemente specifike.”

Pavarësisht luftës mes partive gjatë fushatës, Hasimja e mbylli duke thënë se ndikimi i fushatës në rezultatin e votave është relativisht i vogël nëse marrim parasysh se do të zhvillohen zgjedhje të ndershme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>