Një helikopter i Forcave të Armatosura është ulur në Itali për shkak të difekteve në motor. Sipas mediave italiane helikopteri ishte nisur nga Franca aty ku po riparohej dhe më pas ishte ndalur transit në Itali për të shkuar në Shqipëri.
Gjatë uljes nuk pati të dëmtuar dhe as dëme materiale.
Tashmë helikopteri po kontrollohet si dhe po merren masa që anëtarët e FA të kthehen në Shqipëri sa më shpejt.