Hetimi dhe dënimi qesharak për protestuesit tek Parku i Liqenit

Hetimi dhe dënimi qesharak për protestuesit tek Parku i Liqenit

Gjykatësi Besnik Hoxha vendosi sot dënimin me një muaj burg për secilin nga katër aktivistët që prostesuan kundër ndërtimit të paligjshëm të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial: Mimoza Boçarin, Ardit Mekshiqin, Orges Zanin dhe Altin Kukon.

Gjykatësi Hoxha, i njëjti që në vitin 2013, në një seancë 5-minutëshe dha vendimin e lirimit të gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 janarit, pranoi kërkesën e prokurores Elida Kaçkini (Celami) për të dënuar qytetarët me akuzën “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik.”

Hetimi për “katër kriminelët” ka nisur që në ditën kur u zhvillua protesta, 22 shkurt 2016, protestë e zhvilluar për paligjshmërinë dhe dhunimin e dhjetëra ligjeve nga Bashkia Tiranë për ndërtimin e një këndi lojërash në park.

Pas muajsh të tërë hetimi, prokurorja Kaçkini i shkruan Gjykatës së Tiranës “konluzionet përfundimtare” mbi të cilat kërkon dhe dënimin e katër qytetarëve.

Edhe pse ekzistojnë filmime të qarta të momentit kur qytetarja Mimoza Boçari, gjatë protestës, goditet me shpullë në fytyrë nga polici Kristaq Papajorgji, në asnjë moment në deklartatën e prokurores Kaçkini nuk përmendet ky dhunim.

Në kundërshtim me çdo provë filmike dhe i pabazuar në asnjë provë tjetër, ngjarja sipas prokurorës Kaçkini ka ndodhur kështu:

Pra, ndryshe nga sa shihet në video, momenti kur polici Papajorgji godet qytetaren Moza Boçari me shpullë në fytyrë dhe e kap atë prej flokësh, sipas prokurores Elida Kaçkini është “një ndërveprim”. E pandehura Mimoza Boçari që i ka hequr kapelen nga koka policit “ka kryer veprime me të cilat ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit, duke e penguar atë në kryerjen e detyrës”, ndërsa polici që dha ushtruar dhunë mbi Zonjën Boçari ka qenë thjeshtë pjesë e një “ndërverpimi”.

Polici Kristaq Papajorgji, sipas dokumentit, është marrë dhe në pyetje gjatë procesit të hetimit, por në mënyrë të çuditshme, në asnjë moment ai nuk është pyetur se i çfarë natyre ishte “ndërveprimi” me të pandehurën Mimoza Boçari.

Më pas, prokuroja Kaçkini vazhdon në mënyrë qesharake të mos njohë të vërtetën, të provuar me pamje filmike të dhunës së ushtruar nga polici mbi Mimoza Boçarin:

Pra, për prokuroren nëse polici nuk të shkakton fraktura e plagë të dukshme atëherë ai nuk ka ushtruar dhunë, por thjesht ka “ndërvepruar.”

Akuza dhe gjykimi i prokurores Elida Kaçkini dhe gjykatësit Besnik Hoxha bëhet edhe më qesharak po të kemi parasysh se vetëm një ditë më parë një dosje e plotë hetimesh dhe përgjimesh të policisë italiane hedhin dyshime të forta mbi përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe strukturave të policisë së Shtetit në trafik ndërkombëtar droge dhe prokuroria ende nuk ka nisur asnjë hetim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>