Hetimi i Becchettit në Shqipëri, Lindita Çela: Prokurori u la vetëm nga institucionet shqiptare

Nga Exit News
Hetimi i Becchettit në Shqipëri, Lindita Çela: Prokurori u la vetëm nga institucionet shqiptare

Humbja e gjyqit në gjykatën e arbitrazhit ndaj Francesco Becchettit është një rast “që tregon paaftësinnë, nivelin e korrupsionit në shtetin tonë, vullnetin për mos thirrur investitor seriozë dhe tolerimin e një biznesmeni që vjen pa para në Shqipëri dhe del me shuma të konsiderueshme.”

Kështu u shpreh në emisionin “Me Pak Fjalë”, gazetarja e rrjetit investigativ të OCCRP, Lindita Çela ndërsa foli rreth çështjes Becchetti.

Sipas Çelës, institucionet që kanë përgjegjësi janë ata që kanë miratuar ligjet, janë institucionet që kanë patur për detyrë të ndjekin punimet dhe procesin e marrëveshjes.”. Ajo veçoi Ministrinë e Energjitikës dhe Agjencinë e Burimeve Natyrore që ndër vite nuk kanë monitorurar zbatimin e marrëveshjes me kompanitë e Becchetit.

Duke filluar që nga vitit 2014, Beketi dhe kompanitë e tij kane hapur një sërë çështjesh kundër Shqipërisë pranë arbitrzhit dhe gjykatave ndërkombëtare.

Janë hapur dhe zhvillaur katër proces arbitazhi prej të cilave 3 janë fituar nga Shqipëria ndërsa çështja për konfiskimin e aseteve u humb dhe shteti shqiptar duhet t’i paguajë Becchettit 110 milionë euro.

Çela theksoi se prokuroria e përgjithshme ka pjesërisht faj, ndërsa për procesin në Shqipëri tha se prokurori i çështjes u la vetëm

“Do duhej që Prokuroria e Përgjithshme të ngrinte një grup me ekspertët më të mirë të burimeve natyrore, energjitikës, të financave, të tregëtisë ndërkombëtare, që të kopsitej kjo dosje.”, tha gazetarja.

“Prokurori i çështjes është lënë vetëm. Institucionet shqiptare nuk i kanë dhënë as dokumentat. Madje di që grupi  i hetimit ka patur vështirësi për të gjetur kontratën fillestare të 1997, është dashur përpjekje e madhe për ta gjetur. Prokuroria i ka pasur dyert e mbyllura edhe nga Ministria e Energjitikës e asokohe.”, shtoi ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>