Himarë, fundoset varka e peshkimit, 3 të shpëtuar, një ende në kërkim

Nga Exit News
Himarë, fundoset varka e peshkimit, 3 të shpëtuar, një ende në kërkim

Një grua dyshohet se është mbytur, ndërsa tre persona të tjerë janë shpëtuar, pasi kishin dalë për peshkim me një varkë të vogël në Himarë.

Policia dhe rojet bregdetare, pas marrjes së njoftimit, kanë mundur të shpëtojnë tre prej katër personave në varkë, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për gruan.

Ata kishin dalë për peshkim, por moti i keq dhe dallgët kanë fundosur varkën në brigjet e Gjipes, duke rrezikuar jetën e tyre.

Nga informacionet e deritanishme, mësohet se tre prej personave në varkë ishin pjestarë të së njëjtës familje.

Një nga të shpëtuarit Fatjon Resulaj tregoi se në det kishte ndodhur stuhi e fortë dhe reshje shiu, të cilat kishin përmbysur varkën.

Aktualisht tre të shpëtuarit po marrin ndihmë mjekësore në qëndrën shëndetësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>