Qeveria ka hequr akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit nga nafta për fermërët me numër identifikimi ekonomik (NIPT). Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, të martën në një postim në Facebook.
Kryeministri i bëri thirrje edhe fermerëve të tjerë të pajisen me NIPT për të përfituar nga heqja e taksës për nafta.
“Naftë pa taksa për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.
Më 23 nëntor, Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi në një takim me fermerët në Fier tha se ky vendim do të hyjë në fuqi në fillim të 2021. Sipas vendimit të qeverisë nafta e përdorur për punimin e tokës do të jetë pa taksa.