Historia e Teatrit Kombëtar që prej vitit 1938

Historia e Teatrit Kombëtar që prej vitit 1938

Historia e Teatrit nxjerr nga fjalimi i djeshëm i deputetit Florion Mima, përpara ase shumica socialiste të votonte pro prishjes së Teatrit dhe dhënien e tokës kompanisë Fusha shpk:

Në vitin 1938, Francesco Jacomoni firmos blerjen e një trualli rreth 10 mijë metra katrorë nga familja Libohova për rreth 75 mijë franga ari, afërsisht katër fish i vlerës që vlerësohet sot nga qeveria shqiptare. Pasi e bleu ai, ia dhuroi popullit shqiptar me vetëm një kusht, prona t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve për edukim, kulturë, shplodhje dhe rekreacion.

Në vitin 1944, një fshatar poturegrisur me opingat me baltë dhe me bajga ishte i pari që hodhi idenë e prishjes së Teatrit Kombëtar, por jo vetëm të Teatrit, por edhe të Pallatit të Mbretit, edhe të Ministrive, edhe të Radio Tiranës. Por ai arriti të thyente vetëm qelqurinat dhe serviset e argjendit tek Pallati i Mbretit dhe të ndynte mbulojat e krevatit me baltën e opingave.

Në vitin 1958, fshatari poturegrisur u bë drejtor tek Sigurimi i Shtetit dhe i shkroi një letër Enver Hoxhës. Në letër, ai shkruante se Teatri Popullor duhet prishur sepse ka rrezik zjarri, është prej populiti dhe ka mbulese eterniti.

Të gjitha këto arsye që thotë qeveria për të justifikuar prishjen. Për hir të së vertetës, Enver Hoxha nuk e firmosi pavarësisht se kishe nevojë që të firmoste afër zyrave të punës oficerët e sigurimit të shtetit që rrihnin dhe vrisnin njerëzit.

Në vitin 2002, kemi një tjetër personazh, i cili sugjeron që Teatri të bëhet muze për të varur brekët e Violeta Manushit por Kryeministri i kohës, Zoti Majko refuzoi.

Sot personazhi është bërë sulltan që firmos fermane, që fal prona të popullit për ata që pinë gjakun e popullit. Sot populli proteson e thotë “unë jam Teatri”, ai bën karshëllik e thotë “unë jam kulla”.

Por, mbaje mend mirë: Tiranën vërtet e kanë plagosur për vdekje kusarët dhe zuzarët, por ajo është gjallë. Falë orientimit të saj perëndimor, falë shpirtit të saj antikomunist, në 50 e kusur vite nuk ia kanë dalë dot ta nënshtrojnë e t’ia ulin kokën për ta kthyer në një qytet të nënshtruar nga barbarët.

Mos i hapni Tiranës plagën e radhës sepse është fare e qartë; barbarët nuk e nënshtrojnë dot Tiranën!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>