Holanda konfirmon kritikat, e paqartë vota për Shqipërinë

Holanda konfirmon kritikat, e paqartë vota për Shqipërinë

Ministri holandez i Punëve të Jashtme Stef Blok konfirmoi sot pas mbledhjes së qeverisë se Holanda vazhdon të jetë kritike ndaj përparimit të Shqipërisë në integrimin evropian.

“Shqipëria duhet të marrë hapa të mëtejshme, sidomos për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar shtetin e së drejtës.”

Deklarata e Blokut vjen vetëm dy javë përpara vendimit për hapjen ose jo të negociatave me BE-në.

Holanda ende nuk e ka bërë të qartë votën e saj në Këshillin Europian në 17/18 tetor, por edhe parlamenti edhe qeveria holandeze kanë përsëritur kritikat e vitit të shkuara gjatë javëve të fundit.

Vetëm pak ditë më parë, në Komisionin Parlamentar për Çështjet Europeaine, ku ishte edhe Bloku, u bë e qartë se parlamenti nuk do ta ndryshonte sugjerimin e tij të vitit të shkuar që qevria të votonte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Dje, Kryeministri Mark Rutte konfirmoi se qeveria ende nuk e ka marrë një vendim për Shqipërinë, por se Holanda është e shqetësuar nëse progresi i vendit tonë është i mjaftueshëm për hapjne e negociatave.

Ministri Blok sërish tha sot se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdha përpara dhe meriton hapjen e negociatave.

Dje, drejtuesit e institucioneve kryesore të Bashkimit Europian botuar një letër të përbashkët ku shkruanin se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë atë çfarë u është kërkuar” dhe se ato meritojnë hapjen e negociatave.

Letra ishte firmosur nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, Presidenti i Parlamentit Europian David Saassoli, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe presidentja e ardhshme Ursula von der Leyen.

Sidoqoftë, vota pro e secilit vend anëtar në BE është e domosdoshme për hapjen e negociatave dhe kjo votë është ende e paqartë për Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>