Hollanda dhe Spanja rifillojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Nga Exit News
Hollanda dhe Spanja rifillojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Pas Italisë edhe Hollanda me Spanjën kanë rinisur përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Vendimi i tyre erdhi pas deklaratës së EMA për të vijuar përdorimin e kuaj vaksinë.

Shtetet pezulluan vaksinimin me AstraZeneca pas rasteve të raportuara përe mpiksje gjaku tek persona që ishin vaksinuar me AstraZeneca. U raportuan disa raste viktimash në vende të BE.

Spanja ka konfirmuar se do të rifillojë administrimin e vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca nga e mërkura e ardhshme.

Ministrja e shëndetësisë Carolina Darias tha: “Vendimi u mor unanimisht pasi përfitimet tejkaluan rreziqet, në përputhje me gjetjet nga Agjencia Evropiane e Barnave.”

Spanja, e cila synon të vaksinojë 70% të popullsisë së saj prej 47 milion deri në fund të verës, tashmë ka dhënë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca për gati një milion njerëz nga gjithsej 7.68 milion vaksina të administruara në Spanjë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>