Hollanda i kërkon formalisht BE-së vendosjen e vizave me Shqipërinë

Hollanda i kërkon formalisht BE-së vendosjen e vizave me Shqipërinë

Qeveria e Hollandës i ka kërkuar sot me shkrim Komisionit Evropian nisjen e procedurës për rivendosjen e vizave me Shqipërinë për zonën Shengen.

Shkaku kryesor për këtë kërkesë, e para në historinë e Shengenit, është rritja e jazhtëzakonshme e krimit të organizuar dhe mafias shqiptare në Holandë — pra të nënshtetasve shqiptarë që zhvillojnë veprimtari të krimit të organizuar në territorin holandez duke përfituar nga lëvizja pa viza — dhe rritja e emigracionit të paligjshëm.

Më 16 prill, parlamenti holandez votoi pro mocionit të propozuar nga deputetët Madeleine van Toorenburg (Partia Kristian Demokrate), Jeroen van Wijngaarden (Partia Konservatore Liberale), Jasper van Dijk (Partia Socialiste) dhe Nico Drost (Bashkimi Kristian).

Qeveria hollandeze njoftoi Komisionin Evropian sot se Shqipëria plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara në nenin 8 (2) e Rregullores së vendosje së vizave, si:

Rritja e rrezikut dhe kërcënimi i sigurisë publike ose sigurisë së brendshme të një vendi anëtar, në veçanti një rritje domethënëse e krimit, e lidhur me shtetasit e një vendi të tretë, e bazuar në informacion dhe të dhëna konkrete dhe ët rëndësishme të dhëna nga autoritetet;

Një rritje domethënëse e numrit të shtetasve të një vendi të tretë, të cilëve i ndalohet hyrja ose gjenden në territorin e një vendi anëtarë në shkelje të ligjit; dhe

Një rritje domethënëse në numrin e aplikimeve për azil nga shtetas të një vendi të tretë, për të cilin shkalla e njohjes është e ulët.

Dy vjet më parë, në 27 shkurt 2017, Këshilli i Evropës e rishikoi dhe amendoi mekanizmin e pezullimit të marrëveshjeve për liberalizimin e vizave, përfshirë dhe atë me Shqipërinë. Ky amendament i jep mundësinë Komisionit Evropian ose një shumice të thjeshtë të vendeve anëtarë të BE-së të pezullojë lëvizjen e lirë pa viza.

Nëse një shumicë e thjeshtë e bën një kërkesë të tillë, atëherë Këshilli i Evropës menjëherë duhet të pezullojë përkohësisht liberalizimin e vizave për 9 muaj, gjatë të cilave Këshilli i Evropës duhet të bisedojë me Shqipërinë për të gjetur një zgjidhje. Nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje, pezullimi zgjatet me 18 muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>