Hollanda nuk i bënë të detyrueshme maskat, nuk ka provë shkencore që ato mbrojnë

Nga Exit News
Hollanda nuk i bënë të detyrueshme maskat, nuk ka provë shkencore që ato mbrojnë

Qeveria hollandeze ka vënë në dyshim efikasitetin e përdorimit të maskave, në ambjente publike, ndërkohë që e gjithë Evropa e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës, raporton Politico.eu.

Hollanda vendosi të mërkurën të mos e bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në mjedisi publike të populluara, por vetën në transportin publik.

“Nga pikëpamja mjekësore, nuk ka asnjë provë të efektit mjekësor të maskave, ndaj ne kemi vendosur të mos e bëjnë me detyrim në të gjithë vendin, në mjedise të hapura”, tha Ministri hollandez Tmara van Ark ditën e mërkurë, pas një takimi me ekspertë dhe kryebashkiakë.

Takimi erdhi pasi kryebashkiaku i Amsterdamit dhe Rotterdamit vendosën mbajtjen e maskave në zonat publike të populluara, pas rritjes së numrave të të infektuarve në këto qytete.

Qeveria hollandeze u shpreh se vendimin e ka marrë pas këshillave të virologëve të ndryshëm të qeverisë.

Përshembull, një virolog nga Instituti kombëtar i Shëndetit Publik dhe Mjedisit tha se maskat mund të krijojnë një ndjenjë sigurie të rreme dhe njerëzit të ulin distancimin social. “Shumë njerëz nuk e mbajnë atë siç duhet ose e prekin me duar të pista, dhe qendrojnë afër njëri-tjetrit”, i shpreh ai.

Vendimi i qeverisë hollandeze është në kundërshtim me vendet e tjera të Evropës, të cilat kanë urdhëruar mbajtjen e maskës dhe distancimin social.

Qeveria belge, e cila e ka të detyrueshme mbajtjen e maskave edhe në sheshet e populluara, pas publikimit të vendimit, e paralajmëroi qeverinë hollandeze se ajo duhet të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave nëse do të shmangë mbylljen e plotë.

Mendimet për efektin e përdorimit të maskave ka ndryshuar gjatë pandemisë.  Në mars, OBSH tha se maskat nuk duhet të mbahen nga njërëzit e shëndetshëm. Në fillim të prillit, OBSH ndryshoi qendrim duke thënë se mbajtja e maskave mund të ishte e dobishme. Më pas, Qendra evropiane për parandalimin e sëmundjeve lëshoi një rekomandim, duke bërë thirrje për rritje të përdorimit të maskave. Në qershor, OBSH i këshilloi qeveritë të urdhëronin mbajtjen e maskave në ambjente publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>