Hollanda do të vijojë me ndalim qarkullimin gjatë natës dhe për tre javë ndërsa do të lehtësojë disa masa të tjera, njoftoi të martën kryeministri Mark Rutte.
Shkollat dhe gjimnazet do të rifillojnë pjesërisht në klasa që prej 1 marsit. Ndërkohë që parukeritë, sallonet e bukurisë dhe qendrat e masazheve do të rifillojë punën me 3 mars.
Ndalim qarkullimi në Hollandë është prej orës 21:00 deri në 04:00.
Shifrat e innfeksionit në Hollandë mbeten të larta. Të martën autoritetet shëndetësore raportuan se numri i të infektuarve është rritur me 19 përqind. Ndërkohë është vërejtur një ulje e pacientëve në spital.