![FAC FB AA AFAE w r s Hollandë, mbi 180 të arrestuar në protestat kundër masave anti-Covid](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/01/FA57213C-8482-4FB8-9A3A-A02F77A7E280_w650_r1_s.jpg)
Më shumë se 180 persona janë arrestuar në Hollandë, pas protestuan të hënën, për të tretën ditë kundër masave kufizuese anti-Covid.
Sipas Reuters, kufizimi që nxiti qytetarët për të protestuar është vendosja e ndalim-qarkullimit gjatë natës.
Në Amsterdam, grupe të rinjsh hodhën fishekzjarre, thyen xhamat e dyqaneve dhe sulmuan një kamion policie.
Në qytetin lindor të Enschedes, protestuesit hodhën gurë në dritaret e një spitali, raportoi BBC.
Ndërsa një qendër testimi Covid-19 u dogj në fshatin verior të Urk, të shtunën në mbrëmje, thanë autoritetet lokale.
Dhjetë policë u plagosën në Roterdam, tha një zëdhënëse e policisë.
Kryeministri holandez Mark Rutte i quajti “dhunë kriminale” trazirat e fundjavës kundër kufizimeve të sapo vendosura ndaj koronavirusit.
Të shtunën, qeveria hollandeze prezantoi masat kufizuese më të rrepta që nga fillimi i pandemisë – duke përfshirë një shtetrrethim natën nga ora 21:00 deri në 04:30. Ky është shtetrrethimi i parë në Holandë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjoba për shkeljen e tij është 95 euro.