
Qindra qytetarë në Hollanda kanë protestuar kundër masave kufizuese.
Protestat në Hollandë kanë nisur që prej të dielës, ku u lajmëruan dhe masat e reja kufizuese.
Protestat janë përshkallëzuar në Eindhoven dhe Amsterdam, ku policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Protestuesit i vunë flakën një qendre vaksinimi në fshatin Urk.
Policia njoftoi se janë arrestuar rreth 100 persona.
Të dielën Hollanda prezantoi masat e reja kufizuese që do të zgjasin deri me 10 shkurt.