Homazhe tek Muzeu Kombëtar për Besim Zekthin

Nga Exit News
Homazhe tek Muzeu Kombëtar për Besim Zekthin

Të hënën, në orën 11:00 deri në 12:45, në Muzeun Historik Kombëtar do të zhvillohen homazhe për mjeshtrin e valles popullore shqiptare, Besim Zekthi.

Zekthi u nda nga jeta në 28 qershor, në moshën 84-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai do të mbahet mend për “Valljen e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, me këtë të fundit u vlerësua me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Për kontributin e tij të vyer në kulturën shqiptare Zekthi u vlerësua me titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>