Hong Kong shtyn zgjedhjet parlamentare, shkak pandemia e Covid-19

Nga Exit News
Hong Kong shtyn zgjedhjet parlamentare, shkak pandemia e Covid-19

Hong Kong-u shtyu zgjedhjet parlamentare me një vit për shkak të një pandemisë së koronavirusit.

Shefja ekzekutive e Hong Kong-ut Carrie Lam pohoi se do të shtynte zgjedhjet, duke e quajtur atë “vendimin më të vështirë që kam marrë gjatë shtatë muajve të fundit”.

“Ky vendim është bërë tërësisht në kuadër  të sigurisë publike, nuk ka pasur arsye politike,” tha ajo.

Hong Kongu raporton mesatarisht 100 raste të reja çdo ditë. Në total janë rregjistruar 3,273 të infektuar dhe 27 viktima.

Lajme te ngjashme