Një apartament i ri, pushime të paguara, festë private në një aeroplan tregtar. Këto janë disa nga shpërblimet që Kina i jep personave që duan të vaksinohen kundër Covid-19.
Qeveria kineze po ecën ngadalë në vaksinimin e zyrtarëve, duke u shqetësuar për një shpërthimi të ri si ai me të cilin përballet aktualisht Tajvani. Ekspertët paralajmërojnë se stimujt në Hong Kong nuk do të ndihmojnë për të qetësuar ankthin dhe konfuzionin ndaj vaksinave.
Ndërsa vendet e tjera të Azisë, si India dhe Filipinet, përballen me mungesa të tmerrshme të vaksinave, Hong Kong ka siguruar doza të mjaftueshme për popullsinë prej 7.5 milion. Vaksinimi është falas, por jo i detyrueshëm, për të gjithë personat 16 vjeç e lart, dhe të enjten sekretari i shëndetësisë miratoi vaksinën Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 12 vjeç.
Hong Kongu nuk është i vetmi vend që përpiqet të inkurajoj vaksinimin me shpërblime. Në fillim të kësaj jave, Presidenti Biden tha se një gamë e gjerë dhuratash, si bileta falas për ngjarje sportive, fluturime falas dhe birrë falas, do të ishin pjesë e një fushate agresive për të bindur 70 përqind të të rriturve në SHBA të vaksinohen deri më 4 korrik.
Fushata e vaksinimit e Hong Kongut filloi në fund të shkurtit, me objektiv vaksinimin e 70 përqind të popullsisë në mënyrë që të arrijë imunitetin e tufës dhe të lejojë Hong Kongun të hapet përsëri.
Ky qëllim duket gjithnjë e më i paarritshëm. Që nga e premtja, vetëm 20 përqind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 dhe më pak se 15 përqind ishin vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave në Universitetin e Oksfordit.