
Në Hong Kong situata me koronavirusin është bërë shqetësuese.
Të dhënat e autoriteteve spitalore në Hong Kong treguan se pasditen e së premtes është kaluar 80% i kapacitetit për dhoma të izoluara dhe 79% e kapaciteteve për shtretër individual.
Përgjatë ditës së fundit janë konfirmuar 1.099 pacientë të shtruar në 15 spitale të ndryshme.
Shefja ekzekutive e Hong kongut, Carrie Lam ka njoftuar masa të rrepta të kufizimit të lëvizjes dhe ka kërkuar shtimin e testimeve, me ndihmën e Pekinit.