
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, sot, 3 shtator.
Në takim do të jenë edhe këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Në takimin e datës 4 shtator pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Trump.
Kryeministri Hoti shoqërohet nga koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, zv.kryeministri Driton Selmanaj, zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Arban Abrashi, dhe shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi.
Nga takimi pritet të firmoset një marrëveshje për njohjen reciproke të vendeve.