Hoti dhe Vuçiç takohen në Shtëpinë e Bardhë

Nga Exit News
Hoti dhe Vuçiç takohen në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, sot, 3 shtator.

Në takim do të jenë edhe këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në takimin e datës 4 shtator pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Trump.

Kryeministri Hoti shoqërohet nga koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, zv.kryeministri Driton Selmanaj, zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Arban Abrashi, dhe shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi.

Nga takimi pritet të firmoset një marrëveshje për njohjen reciproke të vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>