Hoti: Dialogu me Serbinë vazhdon, e vetmja alternativë për të zgjidhur konfliktin

Nga Exit News
Hoti: Dialogu me Serbinë vazhdon, e vetmja alternativë për të zgjidhur konfliktin

Dialogu me Serbinë do të vazhdojë sepse kjo është e vetmja alternativë për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për konkfliktin Kosovë-Serbi.

Kështu mësohet se i është drejtuar kryeministri Avdullah Hoti ministrave të tij në mbledhjen e qeverisë në 1 korrik.

Ai njoftoi se do ta kryesojë vetë ekipin negociator, për të cilin ende po punohet:

“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetërore të kryesuar nga kryeministri.”

Delegacioni i Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Avdullah Hoti, anuloi pjesëmarrjen në takimin me liderët e Serbisë, në Uashington, parashikuar të zhvillohej në 27 qershor.

Shkak për anulimin u bë publikimi i akuzave në 24 qershor, ndaj Thaçit e Veselit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet kundër Njerëzimit në Hagë.

Thaçi, Veseli e të tjerë akuzohet se kanë vrarë mbi 100 viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>