Hoti diskuton me SHBA-në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit ekonomik me Serbinë

Nga Die Morina
Hoti diskuton me SHBA-në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit ekonomik me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti diskutoi sot, 19 tetor, me Matthew Zais, Zëvendës Ndihmës Kryesor i Zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Departamentin e Energjisë të SH.B.A., për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes së normalizimit ekonomik me Serbinë të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Në këtë takim u diskutua për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e arritur në Shtëpinë e Bardhë, dhe implementimi i projekteve të rëna dakord në këtë marrëveshje,” shkroi Hoti në Facebook.

Në takim morën pjesë gjithashtu ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan premtime të ndara me titull “Normalizimi Ekonomik” në 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, secili paraprihet nga një shënim urimi nga Presidenti Trump, i cili e quajti atë “një marrëveshje historike”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>