Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti u shpreh i bindur për fitore duke thënë se qeveria e drejtuar prej tij ka qeverisur mirë.
Kandidati për kryeministër i LDK, tha se partia e tij ka kandidatët më të përgatitur:
“Ne kemi dëshmuar se jemi model për qeverisje të mirë, ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, respektim të rendit dhe ligjit, luftim të krimit të organizuar e korrupsionit, respektim te ndarjes së pushteteve, kultivim dhe thellim te bashkëpunimit me partnerët tonë strategjik dhe kemi vizion të qartë për jetësimin e ëndrrave të gjeneratave të tëra për Kosovën shtet demokratik, të integruar në BE dhe në NATO, në miqësi të përhershme me SHBA-të”
Sipas Hotit qytetarët e Kosovës do të përfitojnë nga programi i LDK.
LDK bëri të shtunën publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në 14 shkurt.
Në krye të listës është Hoti, i cili ndiqet nga Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Agim Veliu dhe Behgjet Pacolli.
Lista ka 110 kandidatë për deputetë.