Hoti i zhgënjyer nga deklarata e Vuçiç: Tregoi qasjen destruktive që ka pasur ndaj Kosovës

Nga Exit News
Hoti i zhgënjyer nga deklarata e Vuçiç: Tregoi qasjen destruktive që ka pasur ndaj Kosovës

Kryeministri  në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka dënuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që shoqërohej me një hartë të Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.

Hoti shprehet i zhgënjyer në Facebook pasi shkruan se deklaratat e Vuçiç “tregojnë qasjen destruktive që ka pasur” ai në raport me Kosovën “përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”.

Hoti shton më tej se këto deklarata janë provokime që nuk e ndalin rrugën e Kosovës drejt NATO-s, dhe Bashkimit Europian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka përkujtuar 17-vjetorin e atyre që njihen si “Trazirat e Marsit” në Kosovë.

Me këtë emër njihen protestat dy ditore që nisën më 17 mars 2004 e gjatë tyre u vranë 19 civilë.

Nga të vrarët 11 ishin shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa numri i të lënduarve  ishte mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve.

Vuçiç nga ana e tij e ka quajtur këtë ngjarje masakër ndaj serbëve të Kosovës dhe e ka shoqëruar reagimin e tij me një foto ku shfaqet flamuri i Serbisë që mbulon hartën e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>