Hoti: Marrëveshje me SHBA që e kthen Kosovën në nyje gjeopolitike

Nga Exit News
Hoti: Marrëveshje me SHBA që e kthen Kosovën në nyje gjeopolitike

Kandidati për kryeministër i LDK në një komunikim për mediat tha të dielën se kanë nënshkruar një marrëveshje me SHBA që e kthen Kosovën në nyjë gjeopolitike.

Duke folur për arritjet e qeverisë nën drejtimin e LDK , Hoti tha se Kosova është renditur në vendet që kanë menaxhuar më së mirë me pandeminë.

Ai bëri të ditur edhe sloganin e LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit i cili do të jetë “Shteti, shtet”.

Gjatë fjalës së tij Hoti u shpreh:

“Ne edhe pse me resurse të pakta shëndetësore renditemi në vendet që kanë menaxhuar më së miri pandeminë. Ndihmuam shëndetësinë, komunat, arsimin, familjet në asistencë sociale. Kemi rivendosur miqësitë me vendet mike. Kemi nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardh që e kthen shteti tonë në nyje gjeopolitike. Unë jam i vendosur për thellim të miqësive dhe jo selektim të miqve dhe izolim të shtetit. Ne nuk lejojmë që të sfidohet demokracia e fjala e lirë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>