Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i kërkoi ndërkombëtarëve të reagojnë ndaj deklaratave të presidenit serb Aleksandër Vuçiç.
Hoti i dërgoi një letër të premten vendeve anëtare të QUINT (Francë, Gjermani, Britani, SHBA, Itali) dhe ambasadorit të BE në Kosovë, njoftoi zyra e kryeministrit.
Në letër Hoti shkroi se ato duhet të reagojnë ndaj deklaratave ‘’nxitëse të Vuçiçit’’ dhe ‘’presionit’’ të Listës Serbe ndaj pakicave jo serbe në Kosovë.
Sipas tij këto deklarata kanë qëllim të ndërhyjnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Hoti e ka konsideruar si një sjellje të rrezikshme dhe të paparanueshme qasjen e Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka diskutuar për futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.
Ai tha se se Serbia duhet të kujdeset për veten dhe të marrë masat për rreziqe ndaj sigurisë në vend.
Pas këtyre dekalratave Hoti tha se ata duhet të merren me shqetësim nga BE. Kryeministri shtoi se Kosova ”nuk ka pse të brengoset” sepse kanë ushtrinë e tyre.