Hoti: Nëse Serbia nuk njeh pavarësinë, do jemi thjesht ‘fqinj që e njohin njëra-tjetrën’

Nga Exit News
Hoti: Nëse Serbia nuk njeh pavarësinë, do jemi thjesht ‘fqinj që e njohin njëra-tjetrën’

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi të enjten, se nëse Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë dy vendet do të vazhdojnë  si dy shtete fqinje “që nuk e njohin njëra-tjetrën”.

Gjatë një konference për shtyp, bashkë me Eurokomisionerin për Zgjerim Varhelyi, Hoti gjithsesi theksoi se mes dy vendeve ka pasur progres në bisedime:

“Kemi bërë progres nga korriku e këndej. Me rëndësi të thuhet se ekziston konsensusi i plotë shoqëror në Kosovë për procesin e dialogut dhe sigurisht se ka tema të vështira që duhet të gjejmë formën si t’i tejkalojmë për të arritur marrëveshjen përfundimtare.”

Eurokomisioneri Varhelyi përgëzoi qeverinë  e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe shtyu palët të shfrytëzojnë ‘momentumin që është krijuar’ me mbështetjen e të gjithë ndërkombëtarëve:

“Lajçak dhe partnerët amerikanë kanë interesim për këtë proces. Në kohën e fundit kemi marrëveshjen në Uashington dhe shumë elemente të së cilës mund t’i gjeni edhe në planin tonë të investimeve.”

Eurokomisioneri ndodhet për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Ai pritet të takojë dhe presidentin Thaçi, krytaren e Kuvendit Osmani dhe përfaqësues të opozitës. Tema kryesore e takimeve do të jetë reformat e Kosovës, bisedimet Kosovë-Serbi dhe prespektiva për integrimin europian të vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>