
Kryeministri Avdullah Hoti ka paqaraqitur 4 kërkesat e Kosovës, në samitin online me presidentin Vuçiç, presidentin francez Macron dhe kancelaren gjermane Merkel, përpara takimit online më 12 korrik, dhe atij në Bruksel më 16 korrik.
Sipas, gazetës Express, përfaqësuesit e Kosovës do të ulen në bisedime me Serbinë me këto kushte:
1 — Territoret e Kosovës nuk preken dhe nuk do të jenë pjesë e bisedimeve.
2 — Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
3 — Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuar si rezultat i arritjes së marrëveshjes.
4 — Dënimi i krimeve të luftës së kryera nga Serbia kundrejt kosovarëve dhe zgjidhjen e problemit të personave të humbur.