Hoti nuk pranon marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Nga Exit News
Hoti nuk pranon marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke, tha të shtunën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

A i iu kundërpërgjigj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili premten tha se sa të jetë ai president Serbia s’do ta njohë Kosovën.

Hoti i tha presidentit serb se nëse s’do të ketë njohje, s’do të ketë marrëveshje fare.

“Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke. Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Marsi i viti të ardhshëm është 10 vjetori i nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Tashmë ajo po ndërmjetësohet nga BE-ja, ndërsa në 4 shtator u arrit marrëveshja mes ty për normalizimin e raporteve ekonomike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>