Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka paralajmëruar kundërshtarët e vet për një fushatë të ashpër zgjedhore, duke u shprehur se nuk do të kursejë askënd.
Të martën kandidati për kryeministër i LDK, gjatë një takimi më struktura e partisë në Drenas iu përgjigj kritikave të Vetëvendosjes për përmbytjet.
LVV tha se përmbytjet nxorën në pah keqqeverisjen e 20 vjeçare.
Hoti ka paralajmëruar se do të insistojë që të nisin hetimet për ndërtuesit e rrugëve edhe për politikanët që kanë vendosur për tenderët.
Hoti deklaroi:
“Në vend se të kërkojë angazhim nga qeveria, ai del dhe kërcënon se me prokuror do të angazhohet se diku një rrugë apo një gardh nuk është ndërtuar mirë. Ai flet për këto gjëra në kohën kur njerëzit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”.
Sa i takon qeverisjes së tij Hoti tha se e ka marrë në një moment të vështirë, duke përmendur pandeminë. Por sipas tij qeveria e ka menaxhuar mirë situatën.
Zgjedhjet e Kosovës do të mbahen në 14 shkurt.
Fushata e zgjedhjeve nis më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt.
Vetëm dy koalicione parazgjedhore janë regjistruar në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
.