Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëroi kthimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë nëse nuk do të arrihet njohja përfundimtare e Kosovës.
Në një deklaratë për mediat, Hoti u shpreh:
“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”
Gjithashtu Hoti tha se asosacioni nuk do të bllokojë procesin e dialogut mes dy vendeve.
“Unë nuk pres që Asociacioni ta bllokojë procesin e dialogut për shkak se është edhe një dakordim i ndërmjetësit për dialog, që çështja e Asociacionit, marrëveshja për Asociacionin është temë e mbyllur”