Hoti paralajmëron Serbinë: Pa njohje të pavarësisë, rikthejmë masat e reciprocitetit

Nga Exit News
Hoti paralajmëron Serbinë: Pa njohje të pavarësisë, rikthejmë masat e reciprocitetit

Kryeministri Avdull Hoti paralajmëroi Serbinë se nëse nuk njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë qeveria kosovare do të zbatojë masat e reciprocitet ndaj Serbisë.

Në nje takim me përfaqësues të Luginës së Preshevës, të hënën, Hoti u shpreh:

“Të gjitha pa përjashtim, të gjitha masat që Serbia i drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do t’i drejtojmë kah Serbisë.”

Hoti, gjithsesi, shtoi se beson se dialogu Kosovë-Serbi do të japë frytet e duhura, falë përfshirjes në të të BE-së dhe SHBA-ve.

Edhe më herët, Hoti ka deklaruar se Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke.

Deklaratat e tij kanë ardhur si përgjigje ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se sa të jetë ai president Serbia s’do ta njohë Kosovën.

Në mars 2021 bëhet 10 vjet që prej nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjen e taksës 100 përqind nga qeveria e Haradinajt mbi mallrat nga Serbia.

Më vonë, qeveria Kurti vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, por këto të fundit u hoqëm nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut.

Deri më tani palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike, por bisedimet shpeshherë janë ndalur dhe ende nuk ka një dakordësi përfundimtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>