Hoti përgënjeshtëron lajmin për dorëheqjen e tij

Nga Exit News
Hoti përgënjeshtëron lajmin për dorëheqjen e tij

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka përgënjeshtëruar lajmin se ai ka dhënë dorëheqjen, publikuar në disa media kosovare.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruan:

“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta.”

Hoti foli dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen:

“Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose  të bien dakord për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion.”

Aktualisht, që prej 5 nëntorit, detyrat e presidentit në Kosovë po i ushtron kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani. Kushtetuta e Kosovës parashikon që ajo mund të qëndrojë në detyrë vetëm për 6 muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>