Kryeministri i Kosovës: Takimi në SHBA do të bëhet

Nga Exit News
Kryeministri i Kosovës: Takimi në SHBA do të bëhet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se takimi mes delegacionit të Kosovës, kryesuar nga ai, dhe delegacionit serb do të mbahet shumë shpejt në Uashington.

Gjatë një deklarate për shtyp, të shtunën 27 qershor, kur dhe duhet të ishte në takim në Shtëpinë e Bardhë, Hoti u shpreh se së shpejti do të kishte një datë të re për takimin.

Komentet e Hotit vijnë pas takimit të tij me përfaqësuesit e BE-së, ku është diskutuar për rifillimin e procesit të dialogut.

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga kryeministri Hoti dhe presidenti Thaçi anuloi pjesëmarrjen në takimin në Uashington pasi në 24 qershor, Zyra e Prokurorisë Speciale publikoi aktakuzat për Thaçin, Veselin dhe të tjerë për krimë kundër njerëzimit, gjatë Luftës së Kosovës.

Lidhur me këtë Hoti u shpreh:

“Zhvillimet politike dhe zhvillimet e fundit në veçanti në Kosovë e kanë ndërruar dinamikën, pas njoftimit të dorëzimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit.

Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është arritja më e madhe e shtetit tonë për të fituar pavarësinë. Kjo luftë është e shenjtë dhe ka sjellur lirinë dhe pavarësinë, si dhe akti i shpalljes nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë komplet e legjitimon luftën.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>