Hoti sulmon kundërshtarët e tij: Nuk kanë shanse të vijnë në pushtet

Nga Exit News
Hoti sulmon kundërshtarët e tij: Nuk kanë shanse të vijnë në pushtet

Kandidati i LDK për kryeministër ka sulmuar të premten kundërshtarët e tij, Enver Hoxhajn nga PDK dhe Albin Kurtin nga LVV.

Ai tha se Kurti nuk do të vijë asnjëherë në pushtet,  ndërsa për premtimet e Hoxhajt i cilësoi si mashtrime dhe u bëri thirrje qytetarëve “ të mos mashtrohen”.

“Ato premtime janë të pa bazuara në ligj dhe janë të pamundshme. Vetëm programi ynë mundëson rritjen e pagave e pensioneve:, tha Hoti.

Ai tha se Kurti ka shkelur Kushtetutën dy herë përgjatë 52 ditëve që ishte në qeverisje.

Për deklaratën e Kurtit, i cili ka thënë se kur të vijë në pushtet do të shfuqizojë vendimet e Hotit si kryeministër, ai tha: se “vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Imagjino të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>