Hoti u kërkon partive të zgjidhin çështjen e presidentit

Nga Exit News
Hoti u kërkon partive të zgjidhin çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, u bëri thirrje partive politike që të zgjidhin çështjen e presidentit.

Nëse nuk ka vullnet për zgjedhjen e presidentit, atëherë do të bisedohet për datën e zgjedhjeve, tha të mërkurën Hoti gjatë një konference.

“Nëse nuk ka një vullnet të tillë në rregull atëherë bisedojmë për datën e zgjedhjeve dhe duhet të tregojmë maturitet në kuptimin që në ndërkohë derisa të mbahen zgjedhjet dhe të kemi një qeveri të re cilat janë proceset që duhet të qohen përpara”, tha ai.

Hoti tha se palët duhet të ulen së shpejti në tryezë ku secila parti të thotë vlerësimin e saj për çështjen.

“Unë besoj që duhet të ulemi së shpejti në tryezë të partive politike parlamentare, secila parti le të thotë vlerësimin e saj, le të jetë opinionin e vet se si e sheh daljen nga kjo situatë sepse unë besoj që kështu e tregojmë maturitetin e nevojshëm politik të një shoqërie të një vendi. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>